http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Seanca e pare e legjislaturës se tete çelet ditën e hëne ne orën 18.00 ne përputhje me dekretin e Presidentit te Republikës te nxjerre 1 dite pas shpalljes se rezultatit përfundimtar te zgjedhjeve parlamentare. Seance e pare e Parlamentit është me se shumti ceremoniale pasi ne te nuk merret asnjë vendim dhe nuk ka debate dhe pritet te zgjasë pak minuta. 3 nenet e para te rregullores se kuvendit parashikojnë se seance e pare e legjislaturës drejtohet nga deputeti me i vjetër dhe me qene se kryeministri Sali Berisha refuzoi publikisht te drejtoje seancën, vendin e kryetarit te parlamentit për një dite do ta mbaje Namik Dokle. Dokle ne cilësinë e drejtuesit te seancës do te caktoje tre deputete me moshën me te re qe te kryejnë detyrën e sekretarise se Kuvendit. Ne këtë seance te pare gjithashtu ngrihet edhe komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve i cili sipas rregullores ka dy dite kohe për te kontrolluar perputhshmerine me ligjin te mandateve te 140 deputeteve. Këto janë vendimet e seancës se pare te parlamentit dhe vetëm ne 10 shtator do te kryhet betimi i deputeteve dhe zgjedhja me votim te fshehte e kryetarit te kuvendit qe sipas marrëveshjes PS-LSI do te jete Ilir Meta. Si ne çdo fillim legjislature ne seance janë te ftuar anëtare te trupit diplomatik, administrate ka përgatitur dosje për çdo deputetet ku është vendosur kushtetuta, rregullorja dhe statusi i deputetit. Nje risi ne këtë legjislature janë kompjuterët e vendosura ne sallën e seancave për çdo deputet te cilët tashme projektligjet dhe vendimet do ti marrin ne mënyre dixhitale Seancës se pare te legjislaturës i paraprijnë një sere aktivitetesh ne te dy kampet politike. Kryeministri Sali Berisha pritet qe nesër t'i dorëzoje kreut te shtetit dorëheqjen e kabinetit qeveritar. Grupi parlamentar demokrat do te mblidhet ne orën 11.00 ne selinë e re për te komanduar kreun e grupit si dhe per te përcaktuar nënkryetarin e Kuvendit dhe kryetaret e 3 komisioneve qe i takojnë opozitës. Edhe grupi parlamentar i PS do te mblidhet për te zgjedhur kryetaret e komisioneve parlamentare si dhe nënkryetarin e kuvendit.