Tkurret Parku i Liqenit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parku me i madh i Tiranës, ai i Kodrave te Liqenit ne jug te kryeqytetit, po humb çdo vit sipërfaqet e gjelbërta. Imazhet satelitore te Parkut te Liqenit, tregojnë pamjet ku pjese te tij, tashme janë betonizuar, ndërsa zona e gjelbër gati është përgjysmuar. Ne pjesën veriore te tij, Parkut i janë hequr mijëra metra katrorë gjelbërim. Zgjerimi i Rrugës se Elbasanit e pak me tutje ndërtimi i një selie diplomatike e ka shndërruar ne zone ndërtimi. Edhe ne hyrjen veriore te parkut, pranë Fakultetit te Gjeologjisë, krahas bizneseve te ngritura vitet e fundit, sot makinat kane hyre ne territorin e këmbësoreve. Banore te Tiranes pohojnë se vitet e fundit është rrudhur dukshëm sipërfaqja e Parkut te madh. Duke vijuar udhëtimin përreth parkut, ne pjesën juglindore te tij, fare pranë liqenit janë vendosur familje te tera rome. Ndërsa ne vijim te Parkut, nga pjesa perëndimore e mbingarkuar me objekte disakatëshe e deri ne zonën veriore te tij, mbizotërojnë ndërtimet dhe biznese te ndryshme. Zona e gjelbër mes tyre sa vjen e zvogëlohet. Specialistet e mjedisit shprehin shqetësimin për rrezikun e zhdukjes se Parkut te Tiranës. Nëse vite me pare cilësohej si "Mushkëria e Tiranës" sot Parku i Liqenit nuk po i shpëton betonizimit dhe efekteve te tij.

Free Traffic Exchange