Kalaja e Tepelenës turizëm e mbeturina - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjendja në Kalanë e Tepelenës eshte per te ardhur keq. Aty ndodhen plehra, bagëti, shpendë dhe ferra qe kanë populluar ambientet e brendshme të saj. Kalaja e Tepelenës është Monument Kulture por e kthyer në dy dekadat e fundit në zonë të banuar pasi brenda mureve të saj janë ngritur rreth 60 shtëpi. Bashkia fajëson banorët për ndotjen e kalasë . Sipas nënkryetarit Spiro Kore mbipopullimi i zonës brenda mureve këtij monumenti kulture ka degraduar gjendjen e higjienës. Drejtori i Kulturës, Gentian Sala, tregon se në kala i vetmi investim që është bërë ka qenë vendosja e një pllake që tregon kohën kur poeti anglez Xhorxh Bajroni ka vizituar kalanë në vitin 1809, ndërsa për pastrimin dhe sistemimin e saj, sipas tij nevojiten fonde të mëdha. Kalaja e Tepelenës i ka rezistuar kohës dhe luftërave por duket se madhështia e saj po venitet nga papërgjegjshmëria e qytetarëve dhe institucioneve që kanë për detyre ruajtjen e këtij Monumenti Kulture.