Maqedonia shënon 22-vjetorin e pavarësisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë shënon sot 22-vjetorin e pavarësisë. Shteti fqinj u nda nga ish-Federata e Jugosllavisë, përmes një referendumi popullor, në të cilin rreth 95 për qind e qytetarëve u shprehën pro krijimit të një shteti të pavarur dhe sovran. Kjo votë popullore u bojkotua asokohe nga shqiptarët e Maqedonisë. Ata kërkuan statusin e autonomisë, pasi nuk ishin të kënaqur me pozitën që u sigurohej nga Kushtetuta e shtetit të ri. Në 22 vite histori, Maqedonia është përballur me disa situata të vështira, ku spikat konflikti i armatosur 6-mujor mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të shqiptarëve dhe trupave ushtarake maqedonase. Konflikti përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit në gusht të vitit 2001. Në këtë pakt të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët, sanksionoheshin më shumë të drejta për shqiptarët, si në përdorimin e gjuhës apo simboleve kombëtare, në institucionet publike. Megjithatë, kur kanë kaluar 12 vjet nga ky pakt, shqiptarët janë ende të diskriminuar nga pala maqedonase dhe marrëveshja e Ohrit, ende nuk është zbatuar plotësisht.