http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne prag te vitit te ri akademik per universitetet, dilema mes të studiuarit në publik apo privat mbetet nje diskutim I hapur. Dhe ky debat behet per Nje diplome me cilësore, e te preferuar ne tregun e punës. Per dekanin e Gjeologji-Minierave, Perparim Hoxha, institucioni arsimor publik, ka epërsi dhe kjo për disa arsye. Per Nevila Xhindin zv/rektore në UET studimi në universitetet private, është kthyer në zgjedhje te preferuar, për disa faktorë, siç jane stafi akademik i shkolluar jashtë vendit dhe infrastruktura, që ofron privati. Vitet e fundit ne Shqipëri janë hapur 44 universitete private të profileve të ndryshme, pa folur per 14 publike, gje qe ka bërë, që maturantët të kenë me shume alternativa studimi. Megjithatë, në kushtet, kur buxheti për arsimin është vetëm 2.7 % i prodhimit të brendshëm bruto dhe infrastruktura e Fakulteteve publike, është më pak cilësore, se ajo e atyre private, menaxheret e kompanive mbeten te orientuar drejt diplomave, qe dalin nga institucionet e arsimit publik.