http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhjetë ditë më parë një fëmijë 9 vjeç humbi jetën duke kaluar nga njëra anë e autostradës Kukës-Morinë pranë fshatit Tërthore. Në tre vjetët e fundit 10 viktima janë shënuar në këtë aks rrugor dhe 70 të plagosur , një pjesë e madhe e të cilëve fëmijë. Aksi Kukës-Morinë 17 km i gjatë ka 32 ndërprerje të trafikndarëseve, të cilat behën burim aksidentesh të rënda. Ndërtimi i kësaj rruge ka ndarë mes për mes tokat, kullotat, ujërat, tokat madje dhe varrezat e shkollat të 6 fshatrave të komunës tërthore. Në kushtet e mungesës së mbi dhe nënkalimeve, banorët janë të detyruar të kalojnë mbi trafikndarëse për të shkuar në tokat e tyre. Banorët thonë se që nga ndërtimi i rrugës 3 vjet me pare iu është premtuar edhe ndërtimi i mbi apo nënkalimeve, por kjo nuk është realizuar asnjëherë. Numri i aksidenteve në aksin 17 km të gjatë është i lartë edhe për shkak të mungesës së sinjalistikës, mospërfundimit të punimeve që herë e bën me dy dhe herë me katër kalime rrugën.