Tendencat vjeshtë-dimër 2013-2014 - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Siç nuk ndodh shpesh stilistet i janë kthyer nje kohe te afert, asaj te vetëm dy dekadave me pare. Vitet '90 ndikojnë fuqishëm ne tendencat e modes ne kete vjeshtë-dimër. E bardha do te jete mjaft e kërkuar ne kete sezon, sikurse e verdha indiane, vishnja e sigurisht e zeza, e cila edhe për shkak te krizës botërore do te pushtoje gardërobën tone gjate stinës se ftohte. Por, per Ardi Asllanin ajo qe nuk duhet te mungoje kurrë këtë sezon është ngjyra e zeze dhe gri. Stilet dhe modelet e veshjeve në koleksionet e këtij sezoni dimëror janë të shumta duke bërë të mundur për çdo vajzë të gjejë diçka për shijen e saj. Nuk janë të pakta pantallonat "sexy-fit" dhe modelet elegante të stilit barok, copa rinore të frymëzuara nga stili gotik apo veshje romantike e plot fantazi. E ndërsa këto janë tendencat qe ofrohen nga stilistet dhe mund të eksperimentojmë me to në mënyrën që të jemi më të veçantë. Por ajo qe nuk duhet te guxojmë kurrë te veshim këtë sezon janë ngjyrat fosforeshente.