Mbledhja e fundit e qeverisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sali Berisha është ulur për here te fundit ne karrigen e kryeministrit, qe e mbajti për 8 vjet dhe ka folur plot 100 minuta për arritjet e qeverise gjate 2 mandateve. Ne mbledhjen ku nuk mungoi asnjë prej ministrave, Berisha pa një fjalim te shkruar, numëroi reformat e realizuara, por duke mos përmendur asnjë kritike për dështimet e tij. Dhe nëse te tilla ka patur, kryeministri ne largim, ia faturon, socialisteve. Kryeministri ne ikje tha se do t'i paraqesë dorëheqjen presidentit Nishani, por do te vazhdoje te qëndroje ne detyre deri ne betimin e pasardhësit Rama. Por edhe pse Sali Berisha, do te jete edhe rreth një jave ne detyre, gjithçka është bere gati tashme për dorëzimin e pushtetit. Vizion Plus ka mësuar se qeveria, është gati t'i dorëzoje funksionet, por nuk ka një ceremoni protokollare për ketë. Dosjet e punëve te kabinetit janë tashme te mbyllura dhe te depozituara ne drejtorinë e arkivit. Po kështu ministrat ne baze te një urdhri te marre dy jave me pare kane përgatitur me detaje dosjet e dikastereve qe drejtojnë, ku janë  projektet e përfunduara, ato ne ecuri e sipër dhe te tjerat qe nuk u realizuan. Për te lehtësuar tranzicionin e pushtetit sekretari i përgjithshëm i këshillit te ministrave, Gjergj Lezhja, qe mban prej 5 vjetësh këtë post, ka marre takim, për mbi një ore me pasardhësin e kabinetit Rama, Engjell Agasi, për te detajuar kalimin e detyrës, dosjeve dhe zyrave, nga stafi i Berishës ne atë te Rames. Ndërsa disa nga ministrat ne ike janë takuar personalisht me ata qe do ti zëvendësojnë. Kështu mësohet se Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, ka pritur Klajda Gjoshen e po kështu Genc Ruli qe drejtoi Bujqësinë, është takuar me Edmond Panaritin, një tjetër i emëruar i LSI-se,duke i ofruar dosje dhe asistence për çdo gjë te paqarte lidhur me pozicionin qe duhet te këmbejnë. Kalimi i pushtetit pritet te ndodhe javën tjetër, pas seancës se 9 shtatorit. Pas votëbesimit ne seance plenare, Rama dhe ministrat e tij do te betohen, para presidentit dhe qysh nga ky moment, qeveria e re mund te nise nga puna,duke filluar me futjen  ne zyrat e shtetit.