ILDKP hedh shortin për hetimin e pasurive - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Inspektorati i Deklarimit te Pasurive shkarkon te prokuroria përgjegjësinë për dështimin me dosjet e zyrtareve te denoncuar për fshehje te pasurisë. Inspektorja e përgjithshme Zana Xhuka ne deklaratën e saj kujdeset te sqaroje se 8 muajt qe ka ne krye te këtij institucioni nuk ka pasur asnjë denoncim, duke bere përgjegjës paraardhësin Adriatik Llalla, sot pikërisht ne krye te prokurorisë qe duhet te hetoje zyrtaret e denoncuar. Burime nga Prokuroria thonë për Vizion Plus se nga 14 kallëzimet e bëra në kohën kur ILDKP drejtohej nga Llalla, një pjesë janë pushuar për mungesë provash dhe nuk kanë mundësi ankimimi, ndërsa disa janë ende nën hetim. Ndërsa në 8 muajt kur në krye të ILDKP qëndron zonja Xhuka nuk ka patur asnjë referim në Prokurori dhe asnjë masë administrative. Kryeinspektorja e justifikon këtë me ndryshimet ligjore, që kërkojnë më tepër kohë për verifikim të dhënash. Nga rreth 4700 zyrtarë që deklarojnë pasuritë, 196 janë përzgjedhur përmes shortit elektronik të hetohen imtësisht. Mes tyre, janë 5 deputetë socialistë Ben Blushi, Fidel Ylli, Hazi Gashi, Edision Konomi dhe Arben Cuko, si dhe demokrati Mehmet Xheka. Nga qeveria në largim, zyrtari më i lartë që do hetohet për pasurinë është zv ministri Neritan Alibali.

Free Traffic Exchange