S'ka pengese ne ligj për emrat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ligji për mbrojtjen e te dhënave personale, nuk e pengon Drejtorinë e Metrologjisë te beje publike emrat e kompanive, qe abuzojnë me sasinë e karburantit, qe i shesin konsumatorëve. Zyrtare te Komisionerit për mbrojtjen e te dhënave personale shpjegojnë për Vizion Plus, se ligji mbron individin dhe jo subjektin tregtar dhe publikimi i ketyre subjekteve nuk bie ndesh me asnjë formulim ligjor. Komisioneri për mbrojtjen e te dhënave personale është një tjetër institucion, qe shprehet pro publikimit te emrave te pikave te karburantit, që vjedhin qytetarët. Pasi Vizion Plus publikoi ketë vjedhje ndaj qytetareve shqiptare javën e kaluar, kryeministri ne detyre Sali Berisha urdhëroi publikimin e emrave për ata qe abuzojnë. Shefi i qeverise ngarkoi Ministrinë e Ekonomisë të përpilonte një akt normative, nëse për publikimin kishte pengese ligjore. Ditën e mërkure numri dy i Ministrisë se Ekonomisë, Eno Bozdo, urdhëroi drejtorinë e metrologjisë te zbardhe te vërteten e vjedhjes, pasi akti normative ishte i panevojshem. Por drejtoresha Kozeta Mesiti u përgjigj se juristet e saj mendonin se kjo nuk mund te ndodhte, pa ndryshuar nenin 9 të ligjit për inspektimin, qe sipas saj, qartëson mënyrën e nxjerrjes publikisht te abuzuesve.