Historiku i qeverisë Berisha - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne 12 shtator mbushen 8 vjet nga dita kur Sali Berisha u ul ne karrigen e kryeministrit  dhe prej atij momenti, kabineti i drejtuar prej tij ka zhvilluar me shume se 400 mbledhje dhe ka marre me shume se 5 mije vendime. Kabineti i drejtuar nga Berisha ne mandatin e pare, kishte 14 ministri dhe ne te dytin 15; dhe pjese e tij ne 8 vjet u bene vetëm dy zonja Arenca Trashani dhe Majlinda Bregu te dyja, si ministre te Integrimit. Përgjatë dy mandateve qeveria Berisha ka pesuar 12 ndryshime; 8 ne mandatin e pare dhe 4 ne mandatin e dyte. Pjesa me e madhe e ndryshimeve ne kabinet kane ardhur per shkak te aleateve, ose te detyruara nga dorëheqjet dhe vetem ne nje rast Berisha ne cilësinë e kryeministrit ka ndërmarrë nje ndryshim thelbësor, ne marsin e vitit 2007, kur 6 ministri ndërruan titullarët. Gjate mandatit te pare Berisha nderhyri ne qeveri 3 here i detyruar nga dorëheqjet siç ishte rasti i Besnik Mustafajt, i cili dha dorëheqjen nga ministria e Jashtme, rasti i Ilir Rusmalit qe u dorehoq nga posti i ministrit te Drejtësisë dhe rasti i Fatmir Mediut, qe la dikasterin e mbrojtjes, pas shpërthimit te Gërdecit. Ndryshimet e tjera u bene per shkak te pozicionit te aleateve, demokristianeve, republikaneve dhe ne fund te mandatit, largimi i PBDNJ nga koalicioni qeverisës. Gjate mandatit te dyte Sali Berisha beri 4 ndryshime ne qeveri kryesisht te imponuara nga ilir meta, duke filluar nga shkarkimi i Dritan Priftit dhe deri tek  ndryshimet pas largimit te LSI nga koalicioni qeverisës. Por edhe ne prag te zgjedhjeve lokale te vitit 2007 dhe 2011, ndryshimet ndodhen per shkak te kandidimit, te Sokol Olldashit per bashkine e Tiranës, e me pas te Lulzim Bashes, ne te njejten gare dhe Ferdinand Xhaferrit ne bashkine e Durrësit. Përgjatë 8 viteve, bërthama kryesore e qeverise mbeti e palevizur pavarësisht ndryshimeve, dhe ministra si Bode, Olldashi, Ruli, Pollo, Bregu, Bumçi dhe deri 2 vjet me pare Nishani e Basha ishin pjese e qëndrueshme e kabinetit Berisha.  Padyshim qe kryeministri Sali Berisha dhe qeverisja e djathte, nder anet pozitive, do te mbahen mend per nënshkrimin e marrëveshjes se asociim-stabilizimit, aktin final te futjes se Shqipërisë ne NATO, lëvizjen pa viza ne zonën shengen, pritjen ndaj presidentit amerikan Xhorxh W. Bush, por edhe per investimet ne infrastrukture veçanërisht me tunelin e Kalimashit dhe ate te Elbasanit. Por veshtire se mund te harrohen ngjarje te dhimbshme si  tragjedia e Gërdecit, e 15 marsit,2008, ku humben jeten 26 persona e u plagosen mbi 300 te tjere. Po keshtu 21 janari, ku u vranë ne bulevard, 4 protestues; momente te cilat ngrene pikëpyetje te medha per modelin e qeverisjes se Sali Berishës. Nese  sjellim ne kujtese se Berisha erdhi ne pushtet me premtimin, se do te luftonte korrupsionin; ky eshte nje prej dështimeve me te medha te tij, pasi ne vitin 2013, lufta ndaj ketij fenomeni mbetet ende nje nga gangrenat me te med...

Free Traffic Exchange