Gjirokastër, restaurimi i shtëpive të shek XVIII - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhjetë shtëpi të shekullit të 18-të në Gjirokastër do të shpëtohen nga shembja. Falë një projekti të BE-së çatitë karakteristike do të restaurohen duke shmangur lagështirën dhe mundësinë e dëmtimit të mëtejshëm të mureve. Në listën e dhjetë shtëpive monument kulture janë ajo e Kërcullave dhe shtëpia e madhe e Kurtajve. Kjo është hera e parë që Gjirokastra , pas dhjetë vjetësh pjesë e UNESKO-s, bëhet pjesë e projekteve restauruese. Njëra prej shtëpive që do të restaurohet , ndërhyrjen e fundit në çati e ka patur 40 vjet më parë. Për shkak të sipërfaqes së madhe prej 310 metrash katrore i zoti i saj e ka patur të pamundur ta rindërtojë. Edhe Vangjel Vardhami thotë se shtëpia e tij rrezikonte shembjen se bashku me vlerat 300-vjeçare të ndërtimit. Zbatimi i projektit restaurues do te zgjasë dy vjet ndërsa vlera për një banesë arrin deri në 2 milion leke te reja. Përzgjedhja e shtëpive përfituese u bë nga një komision vlerësimi në bazë të nivelit të amortizimit, si dhe të rrezikimit të vlerave arkitekturore të tyre.

Free Traffic Exchange