Kaosi nga Furgonet-Taksi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Taksitë e linjave ndërqytetëse nuk duhet te hyjnë ne Tirane, por sot i gjejmë kudo, afër qendrës, mes lagjeve e madje edhe ne vendet e linjave urbane. Mjafton te qëndrosh disa minuta ne zonën e Stacionit te Trenit, ku janë vendosur taksitë e linjave te Durrësit, te gjitha te palicencuara, për te pare amullinë qe krijohet prej tyre. Destinacionet e taksive ndërqytetëse, nuk është vështire t'i gjesh. Ato t'i tregojnë thirrjet e zhurmshme dhe bezdisëse te shofereve. Banore te Tiranës, qe padashur mund ta gjejnë veten pasagjere ne furgonat e Durrësit, Korçes, Kukësit apo Vlorës, kërkojnë largimin e këtyre mjeteve nga zonat brenda Tiranës. Te pa shqetësuar nga kaosi qe krijojnë dhe as nga prania e policit, qe ndodhet vetëm pak metra larg tyre, drejtuesit e taksive e justifikojnë këtë situate me mungesën e një stacioni. Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Lulzim Basha, duke pranuar per Vizion Plus, situatën kaotike, deklaroi se së shpejti pritet ndërtimi i stacionit te madh për linjat ndërqytetëse, i emërtuar ndryshe "Terminali i pasagjereve". Terminali i pasagjereve është parashikuar te ndërtohet ne hyrje te Tiranës, pranë ish-doganës, por ende nuk ka afate konkrete për nisjen e punimeve. Deri sa Tirana te ketë një stacion për te gjithë linjat ndërqytetëse, kaosi dhe zhurma do te na shoqërojnë ne çdo rruge te kryeqytetit.