Sllovenia vendimtare kundër Shqipërisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me titullin "Me Shqipërinë pa asnjë dyshim", media sllovene ashtu si edhe ne vendin tone e shohin takimin e kombëtares se tyre ne një faze vendimtare për te ardhmen e saj ne eliminatoret e botërorit. Me ardhjen e teknikut Srecko Katanec, skuadra duket se ka rilindur dhe pas disa rezultateve negative erdhi fitorja e shume pritur ne Islandë, me rezultatin 4-2. Nje rezultat qe e çoi Slloveninë ne kuotën e 6 pikëve, ndërsa takimet kundër Shqipërisë dhe Qipros janë vendimtare. Do te jete një ndeshje vendimtare ka deklaruar veterani Novakovic ne luftën per vendin e dyte. Sulmuesi është një nga pikat e rëndësishme te slloveneve se bashku me Bostjan Cezar dhe Valter Birsa. Sipas 34-vjeçarit ndaj Shqipërisë nuk ka justifikime. "Sllovenia do te jete qe nga minuta e pare agresive. Pas ndeshjes nuk do te gjejmë dot me alibi për një rezultat te pakënaqshëm". I te njëjtit mendim është edhe sulmuesi i PSV Eindhoven Matavz. "Ne rast se shpresojmë te shkojmë ende ne finalet e kupës se botes atëherë duhet te kalojmë Shqipërinë dhe Qipron. Qëllimi yne kryesor është te marrim 6 pike dhe ne do te bëjmë gjithçka". Lojtaret u kane bere thirrje edhe tifozëve qe pavarisht situatës ekonomike te jene te shumte te premten ne stadium. Kundër Shqipërisë, bileta kushton 16 euro.

Free Traffic Exchange