Fushë Krujë -- Thumane, 9 km e pakalueshëm - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksi rrugor Fushë Krujë -- Thumanë është pika e zezë e autostradës Durrës Kukës Morinë. Nëse gjatë këtij aksi 167 km të gjatë mund të qarkullohet në një rrugë me katër korsi për 1 ore e 50 minuta. Vetëm në gjatësinë prej 9 km nga Fushë Krujë në Thumanë duhen 25 minuta. Në këtë aks prishet udhëtimi i automjeteve pasi rruga ngushtohet me dy korsi, duke krijuar efektin e grykës së shishes. I gjithë qarkullimi i mjeteve të rënda atyre bujqësore dhe i udhëtarëve që vijnë nga Kosova dhe veriu i Shqipërisë drejt bregdetit apo kryeqytetit duhet të kalojë përmes këtij aksi. Në këtë gjatësi prej 9 km sikur të mos mjaftonte ngushtësia e rrugës janë edhe 10 dalje nga rrugët dytësore që bëhen burim aksidentesh. Vështirësinë në lëvizje në aksin Fushë Krujë-Thumanë e konfirmon edhe eksperti i qarkullimit Tom Lleshi. Vetëm gjatë vitit 2012, në aksin rrugor Fushe Krujë --Milot, janë regjistruar 120 aksidente me pasoje 30 të vdekur gjë qe duket edhe në lapidarët e vegjël ngritur në të dyja anët e rrugës.

Free Traffic Exchange