Otranto, zhduket gomonia me klandestinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje gomone ku mendohet se ndodhen 27 klandestine rezulton e zhdukur qe prej mbrëmjes se te hënës ne afërsi te kanalit te Otrantos. Autoritetet shqiptare njoftojnë se kane dërguar mbrëmjen e djeshme, pas kërkesës per ndihme ne orën 20:50, dy anije te gatshme nga baza e Pashalimanit dhe Porto-Palermos per te asistuar palën italiane ne operacionin e kërkim-shpëtimit ne det, qe deri tani ka rezultuar i pasuksesshëm. I njëjti operacion është mbështetur nga katër anije te marinës italiane, si edhe dy helikopterë britanike, te nisur po nga baza e Pashalimanit ne Shqipëri. Ne kete baze jane vendosur prej disa ditësh helikopterë e mjete lundrimi, per shkak te nje stërvitjes se përbashkët "Luani Shqiptar 2013", që po zhvillohet me forcat britanike te marinës mbretërore. Ende nuk është e qarte se nga mund te jete nisur gomonia, por dyshohet se drejtuesi i saj te jete shqiptar ndërsa klandestinet mendohet te jene nga vendet e Lindjes se Mesme. Autoritetet shqiptare jane vene ne veprim pas kërkesës se palës italiane. Ata kishin marre nje sinjal SOS nga gomonia, qe dyshohet te kete patur nje avari ne motor. Agjencia italiane e lajmeve "Ansa" njofton se eshte pikasur ne afërsi te monopolit ne rajonin e Pulias nje mjet lundrues me disa persona ne bord. Megjithatë, nga autoritetet e shtetit pertej Adriatikut nuk saktësohet nese behet fjale per gomonen e deklaruar si te zhdukur mbrëmjen e djeshme. Ndërkohë, komandanti i flotiljes detare shqiptare te Pashalimanit, komandanti i pare Subi Zenelaj, i kontaktuar nga "Vizion Plus", theksoi se pala shqiptare ndodhet ne pritje te sinjalizimeve nga autoritetet italiane, pasi gomonia e zhdukur nuk ndodhet ne ujerat territoriale shqiptare.