Transparenca për karburantet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas denoncimeve në Vizion Plus te heshtjes se Drejtorisë se Metrologjisë, e cila ka fshehur emrat e firmave te karburanteve qe vjedhin klientët, me ne fund ministria e ekonomisë ka bërë aktin normativ qe lejon transparencën. Burime në ministrinë e ekonomisë thonë se akti do të kalojë ditën e mërkurë në këshillin e ministrave dhe menjëherë pas publikimit në fletoren zyrtare metrologjia do të bëjë publikë dhe emrat e firmave që vjedhin konsumatorët. Kreshnik Hakrama, ish punonjës i Metrologjisë, dhe njëkohësisht edhe doktarant në këtë fushë shprehet se është e drejta e konsumatorit që të informohet për vendet se ku abuzohet me të. Ai shprehet se rrugën e transparencës e ndjek edhe drejtoria e tatimeve dhe autoriteti I konkurrencës kur konstatojnë shkelje. Sipas tij puna që duhet të bëjë drejtoria e metrologjisë është shumë e domosdoshme për sigurinë e konsumatorit, pasi vjedhja që bëjnë karburantet nuk mund të dallohet me sy të lirë. Edhe treguesi i shenjës së një automjeti ndryshon nga stina në stinë, edhe nëse I hedh të njëjtën sasi nafte apo benzine. Mënyra e vetme për ta kuptuar është furnizimi me enë të shënjuar, por kjo është pothuajse e pamundur. Publikimin e subjekteve abuzuese e kërkoi edhe vete shoqata e hidrokarbureve, e cila theksoi se mungesa e ngre dyshimet e konsumatorit tek te gjitha kompanitë.