Këshillat mjekësore ne gazeta - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te shesësh përmes artikujve shëndetësor. Kjo formulë duket se ka rezultuar e suksesshme për median e shkruar dhe atë elektronike, për sa kohe faqe te shumta gazetash apo hapësira te mëdha ne internet te ofrojnë informacion te bollshëm te tipit si te shërohemi me 5 mënyra apo si parandalojnë sëmundje te caktuara. Përgjithësish ajo çka ne lexojmë ne mediat shqiptare është një artikull i përkthyer nga prestigjiozet ndërkombëtare te cilat i referohen studimeve me te fundit. Gjergj Erebara drejtues i një te përditshme na sqaron se kjo tendence e mediave vjen pasi lexuesi është i etur për këtë lloj informacioni, i cili ka lidhje te drejtpërdrejt me shëndetin e tij. Por edhe ne këtë drejtim mungojnë sajte te cilat bëjnë qe ne disa raste këshillat mos te jene te drejta. Ajo qe ne lexojmë neper gazeta apo media elektronike, duhet te shërbeje thjesht si një informacion orientues por asnjëherë si terapi. Kjo edhe kur shkrimi ka te dhena te detajuara. Këtë qëndrim mban dietologia Blerina Bombaj e cila shprehet se artikuj te kësaj natyre duhet te konsultohen paraprakisht me një mjek. Por ajo qe lexuesi duhet te bej është një përzgjedhje paraprake e informacionit i cili shpesh është kontradiktor nga një artikull ne tjetrin.

Free Traffic Exchange