Vjedhja e varreve ne Korçe - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në tentativë për të ruajtur varret e për të kryer detyrën, Ilir Peti roja i varrezave të Korçës është rrahur nga disa persona ende të paidentifikuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë por është mbajtur e fshehur nga uniformat blu, ndërsa është denoncuar nga vetë i dëmtuari. Ai tregon se personat që e kanë rrahur kanë qenë duke shkulur nga varret vazot dhe aksesoret e tjerë prej bronzi. Vjedhja e varrezave në qytetin e Korçës nuk kursen as vazot, as kornizat e fotografive dhe as shkronjat. Përtej aktit të vjedhjes, dhimbja që shkaktohet tek familjarët të ndjerëve nga dhunimi i varreve, është mjaft e madhe. Vjedhësit e varrezave i marrin materialet metalike dhe i shesin më pas me gjysmën apo 70% të çmimit real tek dyqanet pranë varrezave ose për skrap. Deri tani nga policia lokale nuk ka asnjë te shoqëruar për vjedhjen e varreve dhe as për sulmin ndaj rojës.

Free Traffic Exchange