http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qe nga muaji Nëntor i vitit te kaluar, kur është përfunduar projekti i ndriçimit të Kalasë së Lezhës, Ministria e Kulturës, nuk ka likuiduar faturat e energjisë, gjë qe ka detyruar kompaninë CEZ Shpërndarje te ndërpresë furnizimin. Për pasoje vizitorët e kane braktisur kalanë gjate orëve te mbrëmjes. Specialisti i monumenteve Ded Margjoni thotë se sistemi i shumëpritur i ndriçimit tashmë në orët e natës mund të dëmtohet dhe të vidhet. Ndërkohë që në mungesë të një kontrate ndërmjet Ministrisë dhe kompanisë CEZ, nuk dihet as vlera e energjisë së shpenzuar që duhet paguar. Ndërsa për kryetarin e Bashkisë Viktor Tushaj administrimi aseteve kulturore nga Ministria dhe jo nga institucionet lokale është e papranueshme. Me një potencial të konsiderueshëm të zhvillimit të turizmit 34 monumente natyre dhe 21 objekte kulti, muzeale, arkeologjike dhe historike Lezha duhej të ishte destinacioni i turistëve gjatë dimrit dh verës, por problematikat që kanë dhe pamundësia për ti vizituar të gjitha këto objekte i ka lënë ato jashtë guidave turistike.