Festohet Viti i Ri hebraik - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 18

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kënge fetare, një gote vere dhe molle e lyer me mjaltë për te ndjellur një vit te ëmbël! Jemi ne Tirane dhe po festojmë vitin e ri hebraik! I njohur si Rosh Hashanah, qe e përkthyer do te thotë pikërisht "Kreu i Vitit", festa është organizuar për here te pare ne Shqipëri, nga ai komunitet i vogël me origjine hebraike, me te ftuar kureshtare dhe një Rabin. Ne përkujtim te ditës se krijimit te botes, Rosh Hashanah për rabinin e hebrenjve te Ballkanit, ka nje kuptim te veçante kur kremtohet ne Shqipëri. Por, sa te lidhur janë rreth 10 familjet shqiptare me origjine hebraike me këto festa, qe çelin një muaj ritualesh te rëndësishme për këtë fe?! Rosh Hashanah kremtohet një "te shtune te shenjte" te muajit Tishri te kalendarit hebraik dhe njësoj si ne shqip kur urojme "Gëzuar Vitin e Ri", ju mund te thoni...Shanah Tovah.