Ndryshimi i fletëvotimeve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova është gati qe te ndryshoje logon ne mënyre qe serbet te marrin pjese ne zgjedhjet lokale te tre nëntorit. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka paralajmëruar arritjen e një kompromisi mes Prishtinës dhe Beogradit qe logoja te jete e pranueshme nga te gjitha palët. Kreu i qeverise ka theksuar se është e rëndësishme qe ajo te jete e ligjshme. Lëvizjen nga pozicioni i tij fillestar Kryeministri i Kosovës e justifikoi me faktin se ky proces ka rendësi historike për shtetin me te ri ne Ballkan, pasi sipas tij kjo është hera e pare qe te gjithë qytetaret marrin pjese ne zgjedhje. Çështja e simboleve të shtetit të Kosovës në fletët e votimit ka qene një nga shqetësimet qe Beogradi zyrtar ka ngritur ne tryezën e bisedimeve ne Bruksel.  Kryeministri serb Ivica Daçiç dhe delegacioni që ai kryeson, kanë insistuar që keto materiale zgjedhore të mos përmbajnë simbole të shtetit të Kosovës, pasi marrëveshja e 19 prillit, sipas palës serbe, është neutrale në raport me statusin e Kosovës. Heqja e simboleve shtetërore të Kosovës nga fletëvotimet ishte një kusht shtesë i Beogradit për pjesëmarrjen e komunitetit serb nga veriu në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Sipas mediave thuhet, se logoja e fletëvotimeve mund të përmbajë vetëm inicialet e komisionit qendror të zgjedhjeve, por jo edhe simbolet e republikës së Kosovës. Megjithatë kjo është një teme e diskutueshme. Dy kryeministrat Thaçi e Daçiç do ta shqyrtojnë serish këtë çështje ne takimin e radhës qe do te mbajnë ne Bruksel më 8 shtator.