Zvarriten punimet ne rruge - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë pamjet e rrugës "Arra e Madhe" në qendër të qytetit të Shkodrës. Si kjo janë edhe shumë rrugë të tjera kryesore dhe dytësore që janë hapur për tu rikonstruktuar në fillim të muajit qershor. Prej një muaji punimet në të gjitha rrugët në rikonstruksion janë ndërprerë duke krijuar kaos në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve. Puseta të hapura, gropa, material inerte prej tre muajsh i kanë bërë akset rrugore të pakalueshme . Qytetarët mirëpritën rikonstruksionin e rrugëve por shprehin pakënaqësinë për zvarritjen e përfundimit të punimeve. Zyra e urbanistikës në Bashkinë Shkodër bën të ditur se punimet nën tokësore kanë vonuar përfundimin e punimeve në rrugët e qytetit. Bashkia Shkodër i ka në zbatim një projekt për rehabilitimin e rrjetit te ujësjellës kanalizimeve çka do te thotë se ndërhyrje të pjesshme mund te kryhen në disa rrugë të qytetit.

Free Traffic Exchange