Shembjet prishin rrugën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë pamjet që vetëm me ato të një rruge nuk ngjajnë. Në fakt bëhet fjalë për aksin që lidh Tepelenën me Kurveleshin një nga zonat më të thella të jugut të vendit. Rrëshqitjet e tokës kanë shkatërruar 5 km rrugë duke izoluar 2000 banorë të zonës. Lëvizja nga Tepelena deri në Kurvelesh mund të kryhet pjesërisht me automjete të mëdha dhe pjesa më e madhe në këmbë. Banorët e zonës tashmë kanë vështirësi në furnizimin me ushqime ndërsa shërbimin shëndetësor urgjent nuk mund ta marrin. Kryetari i komunës Pëllumb Milori, thotë se situata është një emergjencë që kërkon zgjidhje. Zona e Kurveleshit qëndron e bllokuar gjatë dimrit dhe për këtë situatë banorët përgatiten për furnizimin me ushqime, medikamente dhe bazë ushqimore për bagëtitë, ndërsa prishja e rrugës në fund të verës i ka gjetur ata të papërgatitur.

Free Traffic Exchange