http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e shtetit dhe përmbaruesit private përplasen me inspektoret ndërtimore te Tiranës si dhe policinë bashkiake, për prishjen e nje ndërtimi ne kryeqytet. Gjithçka ka nisur pas një aksioni të ndërmarrë nga Inspektorati Ndërtimor i Urbanistikës në Bashkisë e Tiranës, për prishjen e këtij objekti në rrugën "Misto Mame". Kreu i këtij institucioni, Florenc Hoxha, thotë se ky objekt duhet prishur pasi është pa leje. Por policia e shtetit i ka dale ne mbrojtje përmbaruesve private dhe pronarit besnik Canaj. Ky i fundit thotë se është i pajisur me vendim gjykate për të vijuar ndërtimin. Për përplasjen në fjalë policia bën me dije se ka shoqëruar 6 persona, prej të cilëve 5 inspektorë të bashkisë dhe përmbaruesin privat, që është vëllai i pronarit të ndërtesës. Ndërsa inspektori Hoxha ka bere denoncim ne polici për pengim gjate ushtrimit te detyrës. E gjithë kjo situate e përplasjes mes institucioneve te një vendi vjen ne një moment kur qeveria e re e Edi Rames ka njoftuar një aksion mbare kombëtare për prishjen e ndërtimeve pa leje ne gjithë vendin, madje edhe te atyre objekteve qe kane marre miratime nga vendoret, por qe kane cenuar rende territorin. Përveç publikimeve meadiatike te kaosit te territorit, vetëm ne faqen e iniciuar nga PS, "stoprrenimit.com" numri i denoncimeve me foto te ndërtimeve abuzive ka arritur ne 631, ndërsa ka edhe 23 video. Shume prej këtyre ndërtimeve mbartin edhe konflikte te tjera te natyrës se pronësisë dhe te kompensimeve qe pritet te dalin pas nisjes se aksionit.