Rinisin eksportet mes Shqiperise dhe Kosoves - News, Lajme - Kanali 7

2015-11-23 0

http://www.tring.tv/7news/
https://www.facebook.com/Tringnews7
Përfaqësuesit e biznesit dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Kosovës kanë arritur marrëveshje për rikthimin e procedurës së thjeshtëzuar deri në një rivlerësim të situatës.Në pikën e kalimit kufitar të Morinit në Kukës, në zonën neutrale mes Shqipërisë e Kosovës, më shumë se 150 kompani të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë kanë protestuar prej dy ditësh për shkak të barrierave doganore që po zbatohen mes të dyja vendeve ndaj biznesit .Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë krijimin e një organi të vetëm doganor, heqjen e tarifës prej 40 eurove për qëndrim në terminalin e ndërtuar nga pala kosovare, terminal që menaxhohet nga një kompani private,fatura unike nga të dyja palët si dhe dhënien fund të "Luftës" tregtare e cila po dëmton biznesin e të tre vendeve.