Nis rikonstruksioni i SHQUP - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe ushtari i fundit është larguar nga ish-selia e Shtëpisë Qendrore te Ushtrisë dhe tashme demokratet kane filluar te rehabilitojnë ndërtesën prej nga ku do te zhvillojnë opozitën ne 4 vitet e ardhshme. Me dhjetëra punëtore kane filluar pastrimin dhe rregullimin e ambienteve te jashtme ndërkohë qe po punohet edhe me rregullimin e zyrave dhe sallave. Ne oborrin e ndërtesës qe deri dje është përdorur nga ushtria, është vendosur tashme flamuri i PD, ne krah te flamurit shqiptar, atij te NATO-s dhe atij te BE. Rregullimet ne selinë e re te demokrateve po përqendrohen tek sistemi i oborrit dhe gjelbërimit ndërkohe qe brenda ka filluar lyerja e ambienteve dhe futja e mobiljeve te zyrave. Burime brenda Partisë Demokratike bëjnë te ditur se ne fillim te javës tjetër zyrtaret e PD do te zhvendosen ne selinë e re dhe procesi i transferimit do te mbyllet brenda pak ditësh. Edhe pse sipas zyrtareve te PD ish-ndërtesa e SHQUP-it ka nevoje për nje rikonstruksion te thelle për t'iu përshtatur nevojave te një partie politike, Partia Demokratike do te mjaftohet ne fillim me një rehabilitim te thjeshte te godinës dhe ne një kohe te dyte do te shihet mundësia për ndryshime me te thella ne strukturën e godinës. I gjithë ky nxitim i PD për te hyre ne selinë e re duket se ka lidhje me mbledhjen e parlamentit te ri ne 9 shtator dhe konstituimin e maxhorances se re e cila është shprehur kundër kalimit te Shtëpisë Qendrore te Ushtrisë ne seli te Partisë Demokratike.

Free Traffic Exchange