Akt normativ per karburantet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një dite pasi Vizion Plus denoncoi drejtorinë e Përgjithshme te Metrologjisë e cila nuk publikoi emrat e subjekteve qe mashtrojnë me sasinë e karburantit, kryeministri Sali Berisha kërkoi ndryshim te kuadrit ligjor për te denoncuar çdo subjekt qe vjedh qytetaret. Gjate mbledhjes se qeverise shefi i ekzekutivit Berisha kërkoi miratimin e menjëhershëm te një akti normativ qe heq pengesat ligjore për publikimin e emrave dhe vendndodhjet konkrete te karburanteve qe mashtrojnë qytetaret. Një dite me pare drejtoria e përgjithshme e metrologjisë deklaroi se 14 subjekte që tregtojnë hidrokarbure vjedhin qytetaret POR pa treguar emrin dhe vendndodhjen konkrete të karburanteve duke i lëne konsumatorët te painformuar për ato njësi ne te cilat vidhet nafta apo benzina. Por nga një investigim i Vizion Plus nuk ka asnjë pengese ligjore per publikimin