Rama: Pro SHBA - BE për Sirinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edi Rama, njeriu qe do te drejtoje Shqipërinë pas rreth 2 javësh ka deklaruar mbështetje pa rezerva ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikës dhe aleateve te saj kundër regjimit ne Siri. Ne cilësinë e kryeministrit te ardhshëm, Rama, ka garantuar se do te jete ne krah te aleateve për t'iu përgjigjur sulmeve shfarosëse me arme kimike. Rama ka theksuar se me mbledhjen e Kuvendit te ri do te merret çdo vendim qe do te kërkohet nga NATO duke shprehur besimin se këto vendim do te gëzojnë mbështetjen e te gjitha palëve. Rreshtimi i Shqipërisë ne krah te SHBA për çështjen e Sirisë, gëzon mbështetjen e te gjithë faktorit politik shqiptar pasi edhe kryeministri Sali Berisha një dite me pare deklaroi se qeveria shqiptare ka qenë dhe mbetet e gatshme të mbështesë politikisht, por dhe me të gjitha mundësitë e tjera modeste, si vend anëtar i NATO-s, SHBA-të në çdo veprim që duhet të ndërmerret për t'i dhënë fund masakrës ne Siri.