Shkolla e rrënuar e fshatit Vjose - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo godine e rrënuar dhe e braktisur nga pushteti vendor e qendror, është shkolla e 100- nxënësve te fshatit Vjose ne Fier. Edhe këtë vit shkollor, ata janë te detyruar te mësojnë ne kushte skandaloze, mes mureve te amortizuar, dyerve dhe dritareve te dëmtuara,  për pajisje mësimore as qe behet fjale ndërsa interneti këtu nuk gjen vend. I vetmi kujdes, nëse mund te quhet i tille është mbyllja e godinës me çelës  I cili do te hapet ne 16 shtator. Banoret e fshatit Vjose, 20 kilometër larg Fierit, tregojnë se prej vitesh ne këtë godine nuk është bere asnjë investim. Kryetari i Komunës, Cakran, Vladimir Kocari,  i kontaktuar nga Vizion Plus  pohon pamundësinë financiare për mirëmbajtjen e shkollës.  Investimi me i madh qe mund te beje komuna është lyerja e saj dhe vetëm  pak dite para nisjes se vitit shkollor. Ndërsa drejtues te drejtorisë arsimore te Fierit, nen ethet e ndërrimit te pushtetit, nuk pranojnë te flasin për shkollën e fshatit Vjose qe edhe këtë vit është lëne ne kushte skandaloze dhe shume larg standardeve te një institucioni arsimor.