Mijëra banore mbeten pa ujë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
300 familje te lagjes 5 maji ne Elbasan që nga muajin maj nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Banorët tregojnë se ujin e pijshëm e blejnë ndërsa për nevojat e përditshme e mbushin në lagjet e tjera të qytetit. Por përpos shpenzimeve për të siguruar ujin atyre iu duhet të paguajnë edhe faturën prej 1500 lekësh që faturon kompania e ujësjellësit edhe pse nuk i furnizon nëpërmjet rrjetit. Pas mungesë së përgjigjes për mos furnizimin me ujë banorët pretendojnë se lavazhet dhe pishinat e ngritura rreth lagjes 5 maji tërheqin me pompa të fuqishme ujin e pijshëm nga rrjeti për të larë makinat e  për të mbushur pishinat. Banorët e lagjes "5 maji" thonë se nuk kanë patur asnjëherë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm nga rrjeti dhe se janë pagues të rregullt të faturave të ujësjellësit, ndaj kërkojnë zgjidhjen e problemit që I detyroi të kalojnë gjithë stinën e nxehtë pa ujë.