Abuzimi me karburantet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne  pullën e vendosur në hedhësin e karburanteve shteti ju garanton se sasia e lëngut që blihet për automjetin tënd është e kontrolluar. Nga 801 makineri që hedhin naftën të kontrolluara këtë muaj nga drejtoria e metrologjisë ka rezultuar se 93 të tilla mashtrojnë me sasinë e karburantit. Por konsumatori shqiptar nuk mund të jetë i sigurte as nëse sheh të vendosur pullën e sigurisë. Vetë Drejtorja e Përgjithshme e Metrologjisë pranon se 14 subjekte që tregtojnë hidrokarbure kanë prishur plumbosjen e bërë nga inspektorët në aparatet matës, duke vjedhur sërish qytetarët. Vlera në total e gjobave që Drejtoria e Metrologjisë ka vënë për këto subjekte arrin në 10.5 milion lek. Vetë lista e vënë në disponim për mediat nga ky institucion jep qytetin apo rrugën e karburantit por jo emrin dhe vendndodhjen konkrete të tij në mënyrë që qytetarët të dinë se ku duhet te çojnë dhe ku jo makinën e tyre për furnizim.