Takohen ne Bruksel Thaçi e Daçiç - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prefiksi i ri i shtetit te Kosovës, pjese e marrëveshjes se telekomunikacionit do te jete ne fokus te bisedimeve qe mbahen ne Bruksel mes dy kryeministrave Thaçi e Daçiç. Pala serbe pritet te japë aprovimin ose jo për dy propozimet e shqyrtuara me heret qe prefiksi i shtetit te ri te jete +383 ose +384. Kjo te paktën është ajo çka thuhet ne njoftimin e zyrës per shtyp te ndërmjetësueses për politike te jashtme, Catherine Ashton. Mediat serbe ndërkohe, duke cituar burime nga kryeministria shkruajnë se mund te ketë një zhvendosje te temave qe do diskutohen ne Bruksel. Ato shkruajnë se ndoshta çështja e vetme qe do te shqyrtoje janë fletëvotimet për zgjedhjet lokale te 3 nëntorit. Beogradi e cilëson si te papranueshme qe ne fletëvotime te këtë shenja te shtetit te Kosovës. Por kryeministri Thaçi i pyetur ne Bruksel se çfarë pamje do te kenë fletëvotimet ka thëne se kjo nuk i takon qeverise por Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, qe është organ jopolitik. Thaçi u kujdese qe te riperserise thirrjen për pjesëmarrje te serbeve ne votime. Sikurse ka ndodhur herët e tjera, zonja Ashton do te kryeje takime te ndara me kryeministrat për te vijuar me bisedimet trepalëshe.