Refuzimi i pasaportave nga Greqia - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-23 0

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga skadimi i afatit të lënë nga Qeveria greke për kalimin e kufirit nga fëmijët shqiptare të lindur në Greqi, për shkak të toponimeve në pasaportën biometrike, institucioni i Avokatit të Popullit i kërkon Ministrisë së Brendshme të marrë përgjegjësitë dhe të zgjidhet menjëherë problemi, koston e të cilit po e paguajnë qytetarët shqiptarë.