Sytë nga bursa qe nuk punon - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është viti i dytë që kredia në Ekonominë Shqiptare po mbetet në nivele minimale. Individët dhe bizneset gjithnjë e më pak po arrijnë që zgjidhjen e një situate të vështirë financiare ta bëjnë me ndihmën e bankave. Megjithë masat e marra nga Banka e Shqipërisë, për nxitjen e huasë, sërish shifra e lartë e kredive të këqija i ka trembur bankat që të jenë të hapura për të dhënë para. Zgjidhja që shohin ekspertët e ekonomisë është futja në lojë e bursës. Përfaqësuesi i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku shpjegon se në momentin që bursa bëhet funksionale, individët nuk do t'i depozitojnë paratë e tyre në banka por mund të blejnë aksionet. Kjo ndihmon gjithashtu edhe kompanitë të cilat ndodhen në vështirësi. Prej më shumë se një dekade thirrjet e biznesit kanë qenë  për hapjen e një burse e cila do të ndihmonte në formalizmin e bilanceve të biznese, por dhe lehtësimin e punës së tyre. Në 1 korrik të vitit 2003 bursa e Tiranës morri licencën për regjistrimin e titujve financiarë, nisëm e mbështetur nga qeveria socialiste, dhe më pas edhe nga demokratët e ardhur në pushtet para 8 vitesh. Akoma dhe sot asnjë biznes nuk figuron i regjistruar. Funksionimi i saj tashmë mbetet në dorën e qeverisë së re.