Kalaja mbushet me plehra - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rrënojat e Kalasë së Elbasanit te zbuluara një muaj më parë, përveç që kanë krijuar kaos në qarkullim në rrugën "Thoma Kalefi", por tashmë janë kthyer ne vendgrumbullim të mbeturinave. Kalimtarët, por më tepër bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre përgjatë kësaj rruge po e përdorin gropën e krijuar nga gërmimet për kalanë, në kosh plehrash. Edhe pse e pazbuluar tërësisht dhe e pushtuar nga mbeturinat sërish turistët e huaj shfaqin interes. Pas zbulimit të rrënojave të kalasë që sipas arkeologëve nuk ka lidhje me kalanë në qendër të qytetit, u pezulluan punimet për rikonstruksionin e rrugës dhe po pritet një vendim nga ministria e kulturës për fatin që do të ketë në vazhdim  ky zbulim i konsideruar mjaft i rëndësishëm nga historianët. Kalaja e zbuluar sipas arkeologëve i përket periudhës osmane .Ajo është kala e mirëfilltë me të gjitha funksionet e një fortese ushtarake. Në dokumentet e kohës përmendej një kala tjetër në afërsi të Elbasanit por kërkimet për zbulimin e saj ishin përqendruar në afërsi të Bradasheshit. Studimi i plotë i saj do të kryhet pas vendimit që do marrë Ministria e Kulturës për trajtimin e këtij zbulimi. Në varësi të këtij vendimi do të merren edhe masat për vazhdimin e punimeve të rrugës "Thoma Kalefi".

Free Traffic Exchange