Mesha e të dielës, në rrugë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Priftërinjtë dhe besimtarët në Përmet kanë zhvilluar meshën e tretë, pas nxjerrjes nga ambientet e Pallatit të Kulturës, në trotuarin para ndërtesës. Në një pjesë të tij janë vendosur ikona dhe objektet e tjera kishtarë për zhvillimin e meshës ndërsa në mur janë varur foto të kishës së vjetër Shën Mëria e Pazarit. Mesha është mbajtur nga At Vasil Themollari dhe At Ilia Tyto në prani të një numri të vogël besimtarësh. Mesha e së dielës është mbajtur sërish në rrugë në shenjë proteste për nxjerrjen nga godina edhe pse qyteti i Përmetit ka edhe dy Kisha të tjera. Kleri ortodoks në qytetin e Përmetit vazhdon të kundërshtojë vendimin e formës së prerë të gjykatës për kthimin e godinës së pallatit të kulturës bashkisë të qytetit, duke pretenduar pronësinë e tokës ku kjo godinë është ngritur. Dhjetë ditë më parë përmbarimi hyri në ambientet e përdorura prej 16 vjetësh nga kleri si kishë dhe nxori prej aty objektet kishtare në zbatim të vendimit të gjykatës për kthimin e godinës Pallatit të Kulturës. Aktualisht godina është në ruajtje nga policia ndërsa priftërinjtë pretendojnë kthimin në ambientet e saj.