PS reagon për koncesionet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhënia me koncesion i Portit te Durrësit do te jete një prej vendimeve te para qe qeveria e majte do te anuloje sapo te vije ne pushtet. Ne emër te Partisë Socialiste deputetja Ermonela Felaj ka deklaruar se qeveria ne ikje ne 19 gusht ka dhëne me koncesion Portin e Durrësit ne kundërshtim me interesin publik dhe duke mos respektuar vullnetin e popullit që u shpreh përmes votës ne 23 qershor. Ky vendim do të jetë një prej atyre vendimeve që do të zhbëhet nga qeveria e re qysh në mbledhjet e para të qeverisë. Por në të njëjtën kohë, dëshirojmë t'i bëjmë thirrje organit të prokurorisë për të nisur çështjen dhe hetimet për grabitje të pronës publike. Sipas Felajt mungesa e transparencës por edhe periudha kur u zhvillua tenderi nga agjencia e prokurimit publik, nga 20 qershori deri ne 19 gusht tregon se ky tender është një procedurë e pastër elektorale e cila është e papranueshme për PS