Facebook, pasioni për lojërat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shume njerëz harxhojnë ore te tera ne rrjete sociale, por një pjese e tyre zgjedhin te komunikojnë jo duke biseduar, por duke luajtur On Line. Facebook është bere mjaft popullor edhe për lojërat argëtuese, te cilat ofrojnë mundësi për te garuar me veten tende ose me miqtë e tu. Ne këtë mënyre, rrethi i personave qe bëhen pjese e lojës zgjedhoret gjithnjë e me shume dhe emocionet e garës bëhen me te forta. Pas Farmville e cila afro dy vjet më parë tërhoqi një vëmendje të madhe, duke bërë që të luhej nga miliona persona, tashmë loja më e fundit që po "korr" pothuajse të njëjtin sukses është Candy Crush. Kjo është vetëm një lojë e cila duket të jetë më shumë në trend këto kohe, ndërkohë që të tjera lojëra janë pjesë e Facebook dhe kanë edhe ato lojtarët e tyre. Buble Island, Papa Pear Saga, Farm Heroes Saga, Bouncing Balls, janë vetëm disa nga alternativat që Facebook ofron për të luajtur. Por krahas këtyre lojërave argëtuese, shqetësimi që vjen nga psikologet lidhet përgjithësisht me lojërat të cilat nxisin dhunë.

Free Traffic Exchange