Shqiptaret dhe Testamenti - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 16

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse ke mbushur moshën 18 vjeç dhe je i afte mendërisht, atëherë ligji ta lejon te hartosh një testament. Por ndryshe nga ç'ndodh ne vendet e tjera, ne Shqipëri askush nuk mendon te kryeje një veprim te tille, te paktën deri ne moshën 60-vjeçare. Noterët thonë se tashme po behet e zakonshme qe te afërmit e personave qe dukshëm u kane mbetur edhe pak dite jete, nxitojnë te kryejnë një testament, ndonëse ligjërisht ky veprim ne disa raste është i papranueshëm, pasi testamentuesi ne këtë moment nuk është i vetëdijshëm. Megjithëse ne raste te pakta ne Shqipëri kane nisur te aplikohen edhe Testamentet Olograf, ose te shkruara me shkrim dore, te cilat kane specifika te veçanta, ndërsa me te zakonshmit janë ato te hartuara tek noteri te cila ruhen ne kasaforte. Noterët shpjegojnë se një testamenti i kryer ne moshe te re mund te ndryshoje disa here gjate jetës, ndërsa hapja e tij behet pasi testamentuesi  ka ndërruar jete dhe gjithçka e shkruar prej tij merr forme ligjore. Nëse nuk ka nje dokument te shkruar atëherë trashëgimtaret i drejtohen gjykatës për te ndare pasurinë. Qe nga 1 shtatori edhe kjo procedure qe me pare behej nga gjykata do te kryhet ne zyrat noteriale dhe për këtë arsye noterët nga i njihe vendi kane nisur trajnimet.

Free Traffic Exchange