Te jetosh prej mbeturinave - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 112

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto pamje edhe pse duken si te vendeve te largëta, janë filmuar ne kryeqytetin e Shqipërisë, vetëm pak kilometra larg qendrës, ne Bregun e Lumit te Tiranës. Prej  20 vjetësh, dhjetëra familje rome kane ngritur jetën mes këtyre plehrave por dhe ushqehen prej tyre. Pese fëmijët e Fatmira Rushanit, janë gdhire te pangrëne e po kështu e kane kaluar dhe mëngjesin. Vetëm pas disa orësh, kur vëllai i tyre i madh 18-vjeçar, arriti te shiste kanaçet, stomaku i këtyre te miturve rinisi te punoje. Shtëpia e Fatmirës, nëse mund te quhet e tille, është ngritur ne breg te Lumit. 36- vjeçarja tregon se çdo objekt ne  shtëpi nga krevatet, perdet e deri ato pak ene kuzhine, janë gjetur ne plehra. Pese fëmijët e Fatmirës, me i vogli 2 vjeç dhe 18 me i madhi, dalin ne pune. Te miturit lypin, ndërsa me te rriturit mbledhin shishe e kanaçe. Te gjithë janë te sëmure. Me paratë qe mbledhin ushqehen dhe nëse mbeten mund te blejnë ilaçe. Shkolla për këta fëmije rome është luks, ndërsa për pushime e imagjinoni vete. E vetmja dëshire për nenën e pese fëmijëve te sëmure, është jeta larg Bregut te Lumit. Janë me dhjetëra familje rome qe jetojnë ne kushte skandaloze përgjatë Bregut te Lumit te Tiranës. Ashtu si Fatmira te gjithë duan te largohen nga këtu. Por nëse deri sot ketë nuk ua ka mundësuar dot askush, ata luten  te vijojnë punën mes plehrave pasi prej tyre jetojnë.

Free Traffic Exchange