http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ulash Xhivil është një turist nga Turqia i cili ka ardhur për te kaluar disa dite pushime ne Shqipëri. Ai ka dëgjuar për bregdetin tone dhe dëshiron ta vizitoje duke bere një shëtitje ne rruge detare. Por kjo është e pamundur ndaj edhe është detyruar qe te marre një makine me qira. Ne Shqipëri nuk ekziston asnjë linje detare, çka do te transportonte turistet nga një port ne tjetrin, apo qofte edhe te ofronte ekskursione ditore për te pare brigjet ne vend. Agjencitë turistike thonë se kërkesat, kryesisht nga turistet e huaj për te bere te tilla udhëtime, jane ne rritje, ndërsa biznesi vendas, nuk po duket i interesuar për te investuar ne këtë drejtim. Edhe moratoriumi i skafeve, ka ndikuar negativisht ne mungesën e krijimit te linjave te tilla. Ndonëse ne brigjet shqiptare ka sot mjete lundruese qe dalin ne det, agjentet thonë se behet fjale për mjete personale, ku individë për mundësi financiare blejnë skafe apo i marrin me qira ato. Projektet për linja ujore janë diskutuar kohe me pare. Linja Struge-Ohger-Pogradec edhe pse ne parim, kishte miratimin nga te treja bashkitë, sot ka mbetur vetëm një përpjekje ne letër.