http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i Beogradit zyrtar për te mos shkrire strukturat paralele ne Kosove, por për t'i kthyer ato ne këshilla te përkohshme deri ne zgjedhje po shqetëson Prishtinën. Zv/kryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se kjo është ne kundërshtim me marrëveshjen e 19 prillit te arritur mes Kosovës dhe Serbisë ne Bruksel. Sipas tij pakti parashikon shkrirje dhe jo transformim te tyre. Kjo çështje sipas Kuçit duhet te përfshihet ne diskutimet e ardhshme qe do te mbahen ne Bruksel mes dy kryeministrave, Thaçi e Daçiç. Ne marrëveshje parashikohej qe institucionet ilegale ne veri te vendit duhet te hiqen deri me 30 shtator te këtij viti. Megjithatë qeveria ne Serbi synon qe deri ne periudhën e zgjedhjeve lokale te marre disa masa te përkohshme. Hapi i pare është ndërrimi i kryetareve te komunave aktuale paralele, shpërbërjen e kuvendeve komunale dhe emërimin e këshillave te përkohshëm deri ne mbajtjen e zgjedhjeve.