Urat viktime e etheve për skrap - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grabitja e pjesëve të veprave publike për tu shitur për skrap nuk kursen as ndërtimet e fundit dhe as ato të vjetra. Pjesët metalike të dy urave hyrëse në qytetin e  Elbasanit, po çmontohen gjatë natës. Mbajtëset e reja anësore të urës së Zaranikës të rikonstruktuar pak vjet më parë, kanë filluar të shkulen nga persona të paidentifikuar. Te njëjtin fat po pëson edhe ura e vjetër e Shkumbinit të cilës i janë hequr mbajtëset anësore dhe tashmë po i prishet betoni për të nxjerrë hekurin. Kjo urë po dëmtohet përveç hajdutëve edhe nga erozioni, që ka nxjerrë në sipërfaqe themelet e këmbëve të saj. Autoritet lokale i konsiderojnë këto ura jashtë juridiksionit të tyre dhe nuk marrin mundimin as të denoncojnë vjedhjen. Ata thonë se veprat publike që po vidhen janë pjesë e akseve nacionale që administrohen nga drejtoria e përgjithshme e rrugëve. Në mungesë të denoncimit për vjedhjen e veprave publike, nuk ka as një hetim për personat që po i dëmtojnë ato. Vjedhësit e skrapit vazhdojnë ti çmontojnë pjesët metalike gjatë natës duke marrë përfitimet nga shitja e hekurit.