Probleme me furnizimin me ujë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në pikun e sezonit turistik plazhi i Durrësit nuk furnizohet me ujë të pijshëm. Shqetësimi ngrihet nga pronarët e lokaleve dhe banorët e zonës. Ata tregojnë se diku ka vetëm pak minuta ujë në 24 orë e diku tjetër prej dy javësh rrjeti nuk ka asnjë pikë ujë. Zgjidhja e vetme e tyre ka mbetur blerja e ujit me autobote. Banorët tregojnë se ditët e nxehta të verës po i përballojnë me ujë pusesh pasi rrjeti nuk furnizohet. Por për kryeinxhinierin e ndërmarrjes së ujësjellësit furnizimi me ujë është normal. Ai thotë se ndërprerje ka patur vetëm në tre raste defektesh të rënda. Për shkak te numrit te madh te pushuesve ne zonën e plazhit, probleme te furnizimit me ujë ka patur edhe ne lagjet e qytetit të Durrësit.