http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë pamjet e fshatit Ngraçie të Mallakastrës..... Edhe gjashtë muaj pas rrëshqitjes masive të tokës, që morri 11 shtëpi e shkatërroi rrugën e vetme të fshatit ndërtesat kanë mbetur si një ditë pas fatkeqësisë natyrore. Ministri Sokol Olldashi pas shkatërrimit të një lagjeje të tërë të fshatit kërkoi vlerësimin e dëmeve dhe premtoi, se do të bëhej gjithçka për kthimin e normalitetit. Përveç vëmendjes së ditëve të para pas rrëshqitjes, situata në Ngraçie mbeti njësoj, pavarësisht përpjekjes se vete banorëve, për të shpëtuar çfarë kishte mbetur. Anëtarët e 11 familjeve të zhvendosur dikush tek të afërmit e dikush në banesa me qira kthehen çdo ditë për të parë shtëpitë e tyre të dikurshme me shpresën se do të marrin dëmshpërblimin e premtuar. Kryetari i komunës ashtu si edhe vetë banorët e dëmtuar të fshatit kane pak shpresa për kthimin në normalitet. Përveç 11 shtëpive të shembura, Agron Kapllanaj, thotë se problem shumë i madh është rruga e shkatërruar, qe mban thuajse të izoluara 350 familje të fshatit. Studimet gjeologjike të tokës në fshatin Ngraçie kanë treguar se gjithë zona është e paqëndrueshme dhe e papërshtatshme për të ndërtuar e jetuar. Dhe kjo u përforcua ne rastin e rrëshqitjes masive te 25 shkurtit të këtij viti, që për fat nuk shkaktoi humbje ne jete njerëzish.