http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një individ qe ka ne pronësi një makine mund te shpenzoje rreth 12 mije leke ne vit për larjen e saj, adresa pagesa për sigurimin e detyrueshëm qe te kompenson ne rast aksidenti, nis me minumin e shumes prej 5 mije lekesh. Por luhatja e sigurimit, pak dite mund edhe te 3-fishohet. Sipas Ilir Buxhelit, ky raport i zhdrejte ne pamje te pare duket sikur nuk rendon financiarisht xhepin e konsumatorit, por kur ndodh aksidenti, një pagese e tille sigurimi, zor se mund te dëmshpërbleje demet. Tregu i sigurimeve te automjeteve është ne luhatje te vazhdueshme, persë i përket çmimeve, dhe kjo vjen për shkak edhe konkurrencës ne treg. Këto dite te nxehta vere, sigurimi i makinës, arriti deri ne 5 mije leke ne vit. Ekspertet ngrëne shqetësimin, se një raport i tille ka pasoja negative tek konsumatori. Nga ana tjetër nuk janë te pakta eksperiencat, kur pas aksidentit, burokracitë e kompanive për te marre shlyerjen e demit, zgjasin pa fund duke krijuar situate te pafavorshme për klientët. Qëndrueshmëria e këtij tregu ne këtë produkt specifik do te arrihet kur sigurimi i automjetit te përcaktohet ne baze te riskut dhe jo te jete i unifikuar për te gjithë. Por një ide e tille duket ende e largët.