Te blesh vite pune për pension - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 16

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Punon prej 15 vitesh ne Greqi, por gjate kësaj kohe nuk është interesuar qe te kryej sigurim vullnetar ne Shqipëri, me qellim përfitimin e një pensioni. Aferdita Zuna thotë se nuk ka ndërmend te paktën edhe për disa vite qe te kthehet për te jetuar këtu ndaj dhe e ka lëne pas dore sigurimin. Si Aferdita Zuna janë me mijëra emigrante. Sipas te dhënave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, nga 8000 te siguruar ne skemën vullnetare,  mbi 50 % e tyre janë emigrante një shifër e papërfillshme kjo ne raport me numrin e shqiptareve qe jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Nëndrejtori i sigurimeve Ali Emini tregon se kontributi mujor qe duhet te paguaje një individ qe dëshiron te përfitoje pension është 4100 leke. Pagesa te tilla mund ti beje edhe çdo individ i cili ka boshllëqe ne muajt apo vitet e tij te sigurimit, kryesisht ata qe punojnë ne sektorin privat ku pagesa e sigurimeve nuk është korrekte. Qe te përfitosh një pension minimal ne Shqipëri nevojiten 15 vite pune. Por instituti i sigurimeve thotë se kush paguan ne avance sigurimet përfiton edhe ulje. Por personazhi ynë si shume emigrante te tjerë do te nise te interesohet për sigurimet e saj vetëm kur te mbetet  pa pune dhe do te detyrohet te kthehet ne atdhe.

Free Traffic Exchange