SHQUP-i bëhet seli e PD-së - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Forcat e ushtrisë qe ruajnë hyrjen e shtëpisë qendrore te ushtrisë, nuk do ta bëjnë me këtë gjë. Edhe pse ndërtesa me e përfolur ne debatin publik, gjate javëve te fundit, mban ende simbolet e forcave te armatosura, te gjitha procedurat kane përfunduar dhe ajo ka kaluar ne varësi te Partisë Demokratike. Ne përputhje me vendimin e këshillit te ministrave te datës 16 gusht, Ministria e Brendshme ka lidhur kontratën e huamarrjes me kryetarin e Partisë Demokratike. Neni 8 dhe neni 9 i ligjit për partitë politike sanksionon se partitë parlamentare pajisen falas nga shteti me ndërtese per selinë qendrore dhe zyrat vendore dhe kontrata e huapërdorjes zgjat për aq kohë sa partia politike ne këtë rast Partia Demokratike është një parti parlamentare. Përfaqësues te organizimit te PD kane mbërritur paradite për te marre ne dorëzim selinë e re por me pas janë larguar deri sa stafi i ushtrisë rreth 200 punonjës te zhvendosen ne ambientet e reja. Kamionët e ushtrisë kane realizuar transportimin e pajisjeve dhe pritet qe ndërtesa ti lirohet PD, brenda ditës se sotme. Burime zyrtare pranë selisë se Partisë Demokratike bëjnë te ditur se ne datën 22 gusht aktiviteti i PD tashme ne opozite do te filloje ne ish-shtëpinë qendrore te ushtrisë.