http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kisha Shen Maria e Pazarit e qytetit të Përmetit mendohet qe është ngritur ne vitet 30 dhe ka ekzistuar deri ne vitin 1960 atëherë kur diktatura komuniste e shkatërroi dhe ndërtoi Pallatin e Kulturës. Sipas eksperteve te caktuar nga gjykata e shkalles se pare Gjirokastër, Pallati i Kulturës zë vetëm 4.28% te truallit ku me pare ka qene kisha dhe raporti i punimeve te kryera nga ana e shtetit ne ketë godine është ne masën 90.3 perqind. Odisea e konflikteve mes kishës dhe Bashkisë se Përmetit nisi ne vitin 1994 kur komisioni i kthimit dhe kompensimit te pronave i njohu Kishës Ortodokse pronësinë mbi truallin qe i takonte. Me pas ne vitin 1997 Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave pranë Këshillit te Rrethit Përmet ka vendosur t`í ktheje Këshillit Kishtar Ortodoks Përmet objektin Shtëpi e Kulturës pasi te paguante ne favor te shtetit 28.3 perqind te vlerës totale te objektit e barabarte kjo me shumen 751.264 leke. Pasi pagoi dhe keto para kisha nisi funksionet fetare. Pas këtij vendimi filloi edhe beteja ne shkallet e gjyqësorit ku fillimisht fitoi kisha dhe me pas gjyqësori me vendimin e fundit te Gjykatës se Larte ia ktheu bashkisë ndërtesën e pallatit te kulturës. Qe prej vitit 2003 kur gjykata e larte ka vendosur pro Bashkisë ka pasur 15 tentativa te përmbarimit për ta rimarre ketë ndërtese por deri ne 16 gusht kjo nuk ishte realizuar.